Quantcast
Channel: Thënie për vetëbesimin – Thenie.ORG
Viewing all articles
Browse latest Browse all 23

10 thënie nga Mr. Bean

$
0
0

10 thenie nga mr. bean

Sot e ka ditëlindjen ikona e humorit botëror, Rowan Atkinson, të cilin e njohim më shumë nga personazhi i tij Mr. Bean. Ai mbush 60 vjet. Për ta nderuar, ne kemi përgatitur 10 THËNIET E TIJ MË TË FAMSHME të cilat mund t’i gjeni më poshtë.

Shpresojmë të ju pëlqejnë dhe t’i shpërndani me miqtë tuaj!

Thënie nga Mr. Bean

Njerëzit mendojnë se nëse unë mund t'i bëj ata të qeshin në skenë, unë mund t'i bëj të qeshin edhe personalisht. Kjo nuk qëndron fare. Unë jam në thelb një person i qetë, i avashtë, që thjesht ka rastisur të jetë një performues.

Thënie nga Mr. Bean

Mr. Bean në thelb është një fëmijë i kurthuar në trupin e një burri. Të gjitha kulturat identifikohen me fëmijët në një mënyrë të ngjashme, prandaj ai ka këtë famë bizarre botërore.

Thënie nga Mr. Bean

Ndjehem sikur kamera është pothuajse një lloj soditësi në jetën e Mr. Bean dhe ju vetëm shikoni një person bizarr që vazhdon me jetën e tij ashtu si do ai.

Thënie nga Mr. Bean

Sa më i vjetër që bëhesh, aq më shumë e kupton se si rastësia ka ndihmuar në përcaktimin e shtegut tuaj përgjatë jetës.

Thënie nga Mr. Bean

Të kritikuarit e një personi për shkak të racës së tyre është haptazi e paarsyeshme dhe qesharake, por ta kritikoni fenë e tyre, kjo është një e drejtë. Kjo është liri.

Thënie nga Mr. Bean

Por unë gjithmonë ndihem se çfarëdo që bëj, mund ta kisha bërë më mirë. Supozoj se quhet perfeksionizëm.

Thënie nga Mr. Bean

Përveç faktit se aftësitë tuaja fizike fillojnë të dobësohen, unë gjithashtu mendoj se dikush në të pesëdhjetat që bëhet sikur fëmijë bëhet pak i pikëlluar. Duhet të jeni të kujdesshëm.

Thënie nga Mr. Bean

Mendoj se e kam një vetëbesim të brendshëm që shijet e mia janë mjaft të thjeshta, që çfarë unë mendoj se është qesharake gjen një publik të gjerë. Unë nuk jam veçanërisht intelektual apo i mençur apo i fokusuar në minoritetet në instinktet e mia kreative. Dhe sigurisht se nuk jam i vetëdijshëm rreth shtypjes së ndonjë ambicieje më të sofistikuar.

Thënie nga Mr. Bean

Unë gjithmonë jam brengosur për gjëra më shumë se që është dashur.

Thënie nga Mr. Bean

Unë gjithmonë e kam konsideruar Mr. Bean si një karakter të pakohë, të pamoshë dhe do të preferoja që ai të mbahej mend si një karakter kryesisht në të tridhjetat dhe katërdhjetat.

Biografi e shkurtër e Mr. Bean

Rowan Sebastian Atkinson lindi më 6 janar, 1955 në Konset, konteja e Durhamit, Britani e Madhe me prindër Ella Mej (Bejnbrixh) dhe Erik Atkinson. Babai i tij ishte pronar i një ferme ku Rowan u rrit bashkë me dy vëllezërit e tij më të vjetër, Rupert dhe Rodni. Ai i kreu studimet në Universitetin e Njukastllit dhe Universitetin e Oksfordit ku diplomoi në inxhinieri elektrike. Gjatë asaj kohe, ai u takua me skenaristin Riçard Kërtis, me të cilin shkroi dhe performoi shfaqje komike.

Ai është më së shumti i njohur për punën e tij në seritë televizive “Mr. Bean” dhe “The Black Adder”. Ai e fitoi “Çmimin e Akademisë Britanike” dhe u emërua “Personaliteti i Vitit” nga BBC për performancën e tij në shfaqjen “Not the Nine O’Clock News” (1979). Ai u listua nga revista “The Observer” si një nga 50 aktorët më qesharakë në komedinë angleze, dhe mes 50 komedianëve më të mirë ndonjëherë, në një sondazh të kolegëve komedianë të vitit 2005.

Atkinson gjithashtu luajti në disa filma, duke përfshirë përshtatjet e “Mr. Bean”, “Bean” dhe “Mr. Bean’s Holiday” si dhe “Johnny English” (2003), Johnny English Reborn (2011), “Dead on Time” (1983), “Pleasure at Her Majesty’s” (1976) (i njohur gjithashtu si “Monty Python Meets Beyond the Fringe”), “Never Say Never Again” (1983), dhe “The Tall Guy” (1989). Ai luajti “Mr.Bean” në serinë televizive “Mr. Bean” (1999), por veç saj dhe “Not the Nine O’Clock News”, ai gjithashtu luajti në disa seri tjera si “The Black Adder” (1982), Funny Business (1992), etj.

Atkinsonit nuk i pëlqen asgjë më shumë sesa makinat e shpejta. Ai është i martuar me Sunetra Sastry që nga viti 1990 dhe kanë dy fëmijë, të quajtur Benjamin dhe Lili./thenie.org/

10 thënie nga Mr. Bean u postua fillimisht në Thenie.ORG.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 23